Stefan: Shoqëri laike nuk do të thotë shoqëri pa Zot, kisha nuk mund të përjashtohet nga shoqëria
Besimtarët së bashku me krerët e Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopata e Ohrit sot protestuan kundër miratimit të Ligjit për Evidencën Amë dhe Ligjit për Barazi Gjinore, në oborrin e kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
“Jemi mbledhur për t’i thënë po jetës, për të shpallur shenjtërinë e familjes së krijuar nga një burrë dhe një grua, për të thënë se do t’i mbrojmë fëmijët nga ideologjitë e reja të papranueshme dhe fyese. Kisha nuk proteston kundër asnjë personi dhe nuk refuzon askënd. Shoqëri laike nuk do të thotë shoqëri pa Zot. Nuk kemi asgjë kundër mentalitetit laik, por pyesim veten nëse kjo do të thotë të përjashtojmë kishën nga jeta shoqërore.
Jemi të vetëdijshëm për planet, synimet dhe dëshirat e organizatave dhe lëvizjeve që e kanë forcuar shoqërinë tonë në atë masë saqë disa prej tyre kanë depërtuar në institucionet shtetërore dhe madje kanë shkruar ligje për ne. Ligje si ato dy ligjet jo shumë të lumtura për barazinë gjinore dhe regjistrimin e lindjeve, të cilat dhunshëm dhe duke sfiduar vullnetin tonë synojnë të laicizojnë kishën dhe ta detyrojnë atë të flasë gjuhën e një rendi botëror që është i huaj për fjalën dhe frymën e apostujve, sytë e shenjtorëve dhe ungjillin e shenjtë”, tha Stefan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City