LAJMI I FUNDIT:

Statusi i vendit kandidat në BE, opozita skeptike se aplikimi mund të bëhet brenda këtij viti

Statusi i vendit kandidat në BE, opozita skeptike se aplikimi mund të bëhet brenda këtij viti

Kosova do të aplikojë këtë vit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, kanë bërë të ditur zyrtarët e shtetit. Por, procesi konsiderohet të jetë kompleks duke qenë se pesë vende anëtare të unionit nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, në një prononcim për Telegrafin u shpreh skeptike se aplikimi për statusin e vendit kandidat mund të bëhet brenda këtij viti.

“Jemi në muajin tetor dhe druaj se jemi vonë për aplikim. Nuk e di nëse qeveria i ka bërë përgatitjet e duhura sepse nuk e kemi diskutuar në Komision. Por, pesë vende të BE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës. E di që ky proces do të jetë kompleks”.

“Por, besoj se në rrugëtimin e saj drejt BE-së është një avantazh se të gjitha forcat politike në Kosovë e mbështesin këtë proces dhe ka një unanimitet të gjerë sa i përket rrugëtimit tonë në BE”, tha Deliu.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu

Ndërsa, anëtarja e këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për Telegrafin tha se pengesë për Kosovën në këtë proces janë vendet mosnjohëse, ndërsa shtoi se duhet konsultim me aleatët ndërkombëtarë se kur është momenti i duhur për të aplikuar.

“Pengesë për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë vendet anëtare të cilat nuk e njohin shtetin tonë. Ne duhet të konsultohemi me miqtë tanë ndërkombëtarë se kur është momenti i duhur për të aplikuar”.

“Ne kemi dëgjuar nga Qeveria se synon që këtë vit të aplikojë, e përkrahim dhe do të lobojmë në këtë drejtim, megjithatë mendoj se duhet unitet i BE-së dhe vendeve anëtare në mënyrë që kjo çështje të futet në agjendë”, theksoi Kadrijaj.

Derisa po bën përgatitjet për një aplikim të tillë, Kosova tashmë është në pritje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin zyrtar në këtë organizatë e ka bërë më 12 maj të këtij viti. E kur kanë kaluar gati pesë muaj, pritjet janë të mëdha që ky proces të përmbyllet me sukses.

Deputetja Deliu për Telegrafin tha se në këtë “betejë” duhet pasur parasysh që Serbia nuk rri duarkryq dhe se ashtu siç ka bërë çdo herë, pengesat e saj në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës do të jenë evidente.

“Por, mbi të gjitha krahas propagandës angazhimit të shtetit serb për të penguar Kosovën, kjo e fundit duhet të jetë shumë proaktive në rrugën e saj për anëtarësim sepse nuk mjafton vetëm aplikimi”, u shpreh ajo.

Ndërsa, deputetja Kadrijaj tha se me suspendimin e Rusisë nga ky mekanizëm, gjasat janë reale që Kosova të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj

“Tash Rusia është suspenduar nga Këshilli dhe është mundësi e mirë që Kosova të marrë votat e mjaftueshme që të jemi pjesë e këtij mekanizmi të rëndësishëm. Serbia asnjëherë nuk e ka ndalur lobimin kundër Kosovës, por mendoj se situatat e fundit dhe rreshtimi i Serbisë krah Rusisë në agresionin në Ukrainë, ka bërë që shumë vende të ndërrojnë qëndrim në raport me Kosovën”.

Një tjetër çështje e rëndësishme për Kosovën është liberalizimi i vizave. Pritjes së qytetarëve për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së duket se po i vije fundi. Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, të mërkurën konfirmoi se kjo temë është në agjendën e grupit punues më 13 tetor.

Lidhur me këtë, deputetja Deliu u shpreh optimiste se në këtë takim do të ketë sinjale pozitive për Kosovën.

“Unë besoj që më në fund, një padrejtësie të madhe që i është bërë qytetarëve të Kosovës dhe punës intensive të qeverive parapake, tashmë ka ardhur momenti dhe ka disponim më të mirë të BE-së për t’ia liberalizuar vizat Kosovës. Besoj se në takimin e 13 tetorit do të kemi sinjale pozitive. Dua të besoj se BE-ja do ta shoh se nuk ka të drejtë t’ia mohojë vizat një shteti që ka orientim properëndimor”, theksoi ajo.

“Para se gjithash, nuk ka një protagonizëm të Qeverisë Kurti për vizat. Për këtë çështje ndër vite është bërë progres, deri te demarkimi i kufirit me Malin e Zi që ka qenë një prej marrëveshjeve më të vështira që Kosova e ka përmbushur. Partia që sot është në pushtet duhet të njohë kontributin e partive paraprake. Jam i bindur që është momenti i fundit për ta finalizuar këtë proces”.

Ndërsa, deputetja Kadrijaj tha se në këtë proces nuk ka dështuar Kosova, por BE-ja.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar. Por, në këtë aspekt na është bërë padrejtësi. Në këtë proces ka dështuar Bashkimi Evropian dhe jo Kosova. Kemi kërkuar nga vendet që nuk e njohin Kosovën që të mos votojnë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët dhe së paku të mos votojnë fare”.

“Edhe nëse liberalizimi i vizave ndodh këtë vit, nuk i atribuohet Qeverisë Kurti, pasi është vazhdimësi e punës e të gjitha qeverive. Kriteri i luftimit të krimit dhe korrupsionit është diçka që vazhdon dhe nuk përfundon asnjëherë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori