LAJMI I FUNDIT:

Statovci: Mungojnë 600 milionë euro që Serbia thotë që i ka sjellë në Kosovë, ato mund të jenë përdorur për akte kriminale

Statovci: Mungojnë 600 milionë euro që Serbia thotë që i ka sjellë në Kosovë, ato mund të jenë përdorur për akte kriminale

Deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin ka qenë vendim i duhur dhe duhej të ndodhte kohë më parë.

Ajo përmendi edhe deklarimet e parave nga Serbia, si në mënyrë verbale si ato buxhetore.


Statovci tha se vlera e këtyre deklarimeve kap vlerën e 800 milionë eurove, por që në sistemin financiar të vendit tonë, rezulton të jenë të deklaruara vetëm 200 milionë.

“Respektojmë vendimin e drejtë të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili është në të drejtën e saj, i cili duhej të ndodhte shumë më parë”.

“Është interesante që në kuadër të deklarimeve buxhetore mirëpo edhe deklarimeve verbale, Serbia flet për sjelljen e 800 milionë eurove faktikisht në Kosovë, pra dinar mirëpo në vlerën e 800 milionë eurove, mirëpo ato që deklarohen në doganë vazhdimisht rezultojnë të jenë 200 milionë”, u shpreh Statovci në Klan Kosova.

Ajo tha se në sistemin financiar ka një paqartësi të rreth 600 milionë eurove. E kjo sipas saj nënkupton  shpërlaje të parasë, financim të terrorizmit apo akteve të tjera kriminale.

“Kjo nënkupton që në sistemin tonë financiar ka paqartësi diku rreth 600 milionë. Këtu nënkuptohet edhe këqpërdorje e saj në raport me shpëlarjen e parasë, në raport me financimin e terrorizmit apo akteve të tjera kriminale”, deklaroi deputetja.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për sigurinë e një shteti të ketë transparencë financiare, dhe besoj se kjo është një e drejtë të cilën dhe Kosova e ka të drejtën si çdo vend tjetër për një kërkesë të tillë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori