LAJMI I FUNDIT:

Stafi kapin turistët duke vjedhur gjërat e hotelit, thërrasin policinë dhe publikojnë pamjet

Stafi kapin turistët duke vjedhur gjërat e hotelit, thërrasin policinë dhe publikojnë pamjet

Një grup i turistëve indianë janë ballafaquar me një situatë tepër të sikletshme kur u kapën duke vjedhur sende nga hoteli i tyre në Bali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafi i zemëruar u përball me grupin e nëntë pushuesve kur ata u përpoqën të linin një vilë në Sukawati të dielën.


Pasi kuptoi se disa sende mungonin, menaxheri thirri policinë që vëzhgoi, ndërsa një punonjës filloi të kërkonte në çantat e turistëve. Dhe pamjet e regjistruara kanë kapur momentin kur pjesëtari i stafit nxjerr peshqir dhe aksesor të tjerë të marrë nga vila luksoze.

Në video, një nga turistët është i zemëruar që udhëtimi i tyre në aeroport është duke u vonuar ndërsa një tjetër mund të dëgjohet duke bërtitur: ‘Unë mund të paguaj’.

“Shpjegoni tani”, dëgjohet të ketë thënë në pamjet punonjësi i zemëruar i hotelit.

Ndërkohë një burrë dëgjohet në mënyrë të përsëritur duke kërkuar falje por stafi është qartësisht i zemëruar.

“Stop. Kjo nuk ka të bëjë me paratë. E di që keni shumë para. Kjo nuk është respekt. Ju vini në Bali, thjesht keni vjedhur – pa respekt”, është përgjigjur një punonjës ndërsa burri vazhdoi të kërkonte falje. /Telegrafi/