LAJMI I FUNDIT:

Stafi i “Deutsche Post” do të marrin nga 300 euro, si “bonus të coronavirusit”

Stafi i “Deutsche Post” do të marrin nga 300 euro, si “bonus të coronavirusit”

Grupet gjermane të logjistikës Deutsche Post DHL thanë të martën se do t’u paguante të gjithë punonjësve të saj në të gjithë botën një bonus prej 300 eurosh për t’i falënderuar ata për “përpjekjet e tyre të palodhshme” gjatë pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 500,000 punëtorë pritet të marrin “bonusin një herë” në muajt e ardhshëm, gjë e cila do t’i kushtojë grupit rreth 200 milionë euro.


“Ne kemi vazhduar punën në kompaninë tonë gjatë kësaj krize deri më tani. Ne ia kemi borxh këtë kolegëve tanë të angazhuar në të gjithë botën”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Frank Appel në një deklaratë, duke vlerësuar “përpjekjet e palodhshme të ekipeve”.

Punëtorët e postës ishin ndër punëtorët thelbësorë që kanë vazhduar punën në mesin e mbylljeve të COVID-19 në fillim të këtij viti, kur shkollat u mbyllën dhe miliona njerëzve u ishte thënë që të punojnë nga shtëpia.

Deutsche Post shtoi se si biznesi i saj i ofrimit të shpërndarjeve gjermane ashtu edhe ai ndërkombëtar kishin përfituar nga rritja e blerjeve në internet ndërsa njerëzit ishin në shtëpi.

Sipas shifrave të veta, Deutsche Post dorëzon rreth 57 milionë letra në Gjermani çdo ditë pune. /Telegrafi/