Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nis punimet sezonale

Me ardhjen e vjeshtës, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka nisur punimet sezonale të mirëmbajtjes, me qëllim që hapësirat e tij të jenë më funksionale dhe më të këndshme për udhëtarët.
Në kuadër të këtyre punimeve janë ndërmarrë:
- Krasitja dhe kujdesi për drunjtë dekorativë;
- Punime në hapësirat gjelbëruese, përfshirë përgatitjen e tokës dhe mbjelljen e bimëve të reja.
Stacioni i Autobusëve thekson se këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar një ambient të pastër, të gjelbër dhe mikpritës për qytetarët dhe vizitorët.
Gjatë kohës së punimeve, stacioni falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Bashkë për një stacion më të gjelbër dhe një Prishtinë më të pastër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































