LAJMI I FUNDIT:

Stacionet e autobusëve të stërmbushur në Shkup dhe Tetovë, vazhdon emigrimi

Stacionet e autobusëve të stërmbushur në Shkup dhe Tetovë, vazhdon emigrimi
Foto: Ilustrim

Mëngjeset e së shtunës kanë këtë pamje në stacionet e autobusëve në Shkup dhe Tetovë.

Janë kryesisht të rinj që po largohen drejtë vendeve perendimore, ndërsa shprehen se këtë po e bëjnë për shkak të papunësisë dhe mungesës së prespektivës.


E për të hulumtuar shkaqet e shpopullimit që po bëhet gjithnjë e më masiv, Shoqata Akademike е Shqiptarëve për Shkencë dhe Art – Tetovë mbajti një konferencë shkencore. Kryetari i kësaj shoqate akademike, Hasan Jashari thotë se asnjëherë nuk janë hulumtuar shkaqet e vërteta që çojnë të rinjtë në mërgim.

“Kjo duhet të jetë një çështje mjaft serioze duke u nisur nga ajo që fëmijët lindin këtu shkollohen, familjet investojnë, kur të bëhen që ato tia kthejnë shoqërisë kontributin e tyre ata ikin jashtë. Kjo është ajo tragjedia, ne flasim se ja po mbyllen shkollat por asnjëherë nuk jemi ulur që ti pyesim të rinjët pse ikin. Duhet të ulen kryetarët e komunave, deputetët dhe të bëjmë hulumtime shkencore dhe ti hetojmë shkaqet, sepse kjo është pasoj e çdo pasoj ka shkaqet e saja”, tha profesori Hasan Jashari.

Largimi i të rinjve ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore në vend. Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të arrijnë punëtorë nga Filipinet, Bangladeshi si dhe vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kryesisht janë angazhuar në sektorin e ndërtimit./KlanMacedonia