LAJMI I FUNDIT:

Sri Lanka: Presidenti konfirmon dorëheqjen, thotë zyra e Kryeministrit

Sri Lanka: Presidenti konfirmon dorëheqjen, thotë zyra e Kryeministrit

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka konfirmuar dorëheqjen e tij, thotë zyra e kryeministrit, pasi protestuesit sulmuan rezidencat zyrtare të të dy liderëve.

Demonstruesit vazhdojnë të pushtojnë pallatin presidencial dhe rezidencën kryeministrore dhe kanë refuzuar të largohen derisa liderët të largohen, përcjell Telegrafi.


Kryetari i parlamentit tha të shtunën se presidenti do të jepte dorëheqjen më 13 korrik.

Por shumë protestues ishin shumë skeptikë ndaj njoftimit.

Të hënën, zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha në një deklaratë se ishte informuar zyrtarisht nga zoti Rajapaksa se ai do të largohej të mërkurën. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë fjalë të drejtpërdrejtë nga zoti Rajapaksa.

Sipas kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e tij mund të pranohet vetëm zyrtarisht kur ai jep dorëheqjen me letër drejtuar kryetarit të parlamentit – gjë që ende nuk ka ndodhur.

Z. Wickremesinghe kishte thënë gjithashtu më herët se do të tërhiqej nga pozicioni i tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori