LAJMI I FUNDIT:

Sprovë e madhe për Elon Musk – a do të mund ta furnizojë Gazën e shkatërruar me internet të Starlinkut

Sprovë e madhe për Elon Musk – a do të mund ta furnizojë Gazën e shkatërruar me internet të Starlinkut

Derisa Gaza u përball me një ndërprerje pothuajse totale të komunikimit të premten, një fushatë u bë trend në platformat e medieve sociale, duke i bërë thirrje miliarderit Elon Musk të furnizonte rajonin e bombarduar me internetin Starlink.

Shërbimi i internetit satelitor që operohet nga SpaceX përbëhet nga një “plejadë me mijëra satelitë” që orbitojnë shumë afër Tokës me distancë 550 kilometra nga sipërfaqja, duke e bërë më të lehtë ofrimin e shërbimeve të internetit në rajone rurale dhe të izoluara të botës ku terminalet dhe kabllot e internetit nuk janë të forta, raporton Al Jazeera, përcjell Telegrafi.


Musk thotë se Starlink do të ofrojë shërbime për "organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza"
Lexo po ashtu Musk thotë se Starlink do të ofrojë shërbime për "organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza"

CEO i SpaceX, Musk fillimisht iu përgjigj një postimi që bënte thirrje për instalimin e Starlinkut në Gaza, duke thënë se nuk ishte e qartë se kush kishte autoritet për lidhjet tokësore në enklavën e rrethuar dhe se “asnjë terminal nga Gaza nuk është përpjekur të komunikojë me plejadën e satelitëve”.

Pasi thirrjet ndaj Muskut për të instaluar Starlinkun morën vrull, biznesmeni miliarder njoftoi se “Starlink do të mundësojë qasje për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”.

A mund të funksionojë Starlinku në Gaza?

Ndonëse motoja e Starlink është premtimi “i qasjes dhe lidhjes aty ku nuk pritet”, Marc Owen Jones, profesor i asociuar i Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Hamad Bin Khalifa me qendër në Doha, shprehet i pasigurt nëse ky shërbim satelitor do të funksiononte në Gaza.

“Ne kemi parë 500 mijë postime në X duke thënë se Starlink duhet të instalohet në Gaza. Por, njerëzit në fakt nuk e vlerësojnë ‘Starlinku për Gazën’ është i pamundur”, tha ai për Al Jazeera-n.

“Terminalet apo antenat e Starlinkut në Gaza zor se do të ishin futur brenda në territor. Qeveria izraelite nuk ka gjasa të lejojë importet e ligjshme të tij”, tha Owen Jones për Al Jazeera.

“Por, le të themi se Starlinku instalohet. Si do të fuqizohet? Nuk ka karburant në Gaza tani”.

Rripi i Gazës është i bllokuar që nga viti 2007. Izraeli kontrollon hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Gazës dhe rregullon të gjitha mallrat dhe shërbimet që hyjnë dhe dalin përmes dy prej tre pikave kufitare të Gazës. Vendkalimi i tretë kontrollohet nga Egjipti.

Izraeli kundërshton vendosjen e internetit Starlink në Gaza: Hamasi do ta përdorë për aktivitete terroriste
Lexo po ashtu Izraeli kundërshton vendosjen e internetit Starlink në Gaza: Hamasi do ta përdorë për aktivitete terroriste

Owen Jones gjithashtu vuri në dukje se rrjeti Starlink mbështetet në stacionet tokësore që do të kishin nevojë për miratim brenda Gazës, gjë që ai thotë se nuk ka gjasa të kalojë në situatën aktuale.

“Posedimi i një terminali Starlink me transmetim të dyanshëm mund të rrezikojë banorët e Gazës nëse detektohet nga autoritetet izraelite”, tha ai, duke shtuar se dispozita e internetit ka të ngjarë të hasë kundërshtimin nga administratat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Të shtunën, ministri i Komunikimit të Izraelit, Shlomo Karhi, kritikoi Muskun në platformën e mediave sociale X pasi mori në konsideratë ofrimin e Starlink për organizatat e ndihmës në Gaza. Karhi tha se Izraeli do të ndërpresë çdo lidhje me Starlink.

“HAMAS-i do ta përdorë atë për aktivitete terroriste. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë”, tha Karhi.

Musk u përgjigj duke thënë se kompania e tij nuk është “aq naive” dhe do të bënte “një kontroll sigurie me qeveritë e SHBA-s dhe Izraelit përpara se të ndizte qoftë edhe një terminal të vetëm”.

A është përdorur Starlink në zona të tjera lufte?

Kjo nuk është hera e parë që Muskut iu kërkua të ofrojë shërbime interneti të Starlinkut në zonat e luftës.

Në shkurt të vitit 2022, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Musk siguroi menjëherë se terminalet Starlink do të viheshin në dispozicion për të ndihmuar njerëzit dhe ushtrinë në Ukrainë pasi shërbimet e internetit u ndërprenë për shkak të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori