Tashmë internetin 5G, do ta kenë nëntë shtete në Shtetet e Bashkuara

Kishte premtuar disa muaj më herët, ndërsa tani Sprint ka njoftuar zyrtarisht se e ka zgjeruar rrjetin e internetit 5G edhe në katër shtete tjera, duke përfshirë New Yorkun, Feniksin, Washingtonin, dhe Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Shpërndarësi i internetit Sprint, deri më tani e kishte shtri rrjetin 5G në Atlanta, Çikago, Dallas, Hjuston dhe Kansas, ku interneti i shpejtë ka funksionuar me shumë sukses.

Teknologjia mmWave që e shfrytëzon Sprint, është më  ngadaltë se ai i Verizon, mirëpo punon shumë më mirë në ambiente të mbyllura.

Deri më tani, Sprint ofron internet 5G për Samsung Galaxy S10 5G, LG V50 ThinQ dhe HTC 5G Hub.

Në të ardhmen, Sprint ofron 5G edhe për Galaxy Note 10 Plus 5G dhe OnePlus 7 Pro 5G. /Telegrafi/