LAJMI I FUNDIT:

Spotify planifikon ta blejë SoundCloud!

Spotify planifikon ta blejë SoundCloud!

Në të kaluarën kanë qarkulluar disa spekulime të cilat kanë treguar se Spotify është e interesuar të blej SoundCloud.

Tani, sipas një raporti nga Financial Times thuhet se dy kompanitë janë në bisedime serioze.
Në Qershor SoundCloud kishte vlerën e 700 milionë dollarëve ndërkohë që kishte arritur 100 milionë dollarë në financime.

Spotify ka 40 milionë abonues me pagesë dhe një total prej 100 milionë abounesve të përgjithshëm ndërkohë që SoundCloud ka 175 milionë përdorues.


SoundCloud poashtu ka një komunitet të gjerë krijuesish muzikor që kanë katalogjet e tyre muzikore në këtë ueb, gjë që do të ishte një vlerë e shtuar për Spotify.

Megjithatë, deri tani nuk ka detaje të tjera rreth marrëveshjes ndërmjet dy kompanive.