LAJMI I FUNDIT:

Sporti i preferuar i samurajëve i cili edhe sot praktikohet dhe kërkon shkathtësi të jashtëzakonshme

Sporti i preferuar i samurajëve i cili edhe sot praktikohet dhe kërkon shkathtësi të jashtëzakonshme

Është krijuar si pjesë e stërvitjeve për samurajët, sot yabusame është një sport në të cilin pjesëmarrësit patjetër duhet të tregojnë nivel të lartë shkathtësie

Yabusame është një sport i lashtë japonez i cili daton nga periudha e Kamakurëve i cili ka zgjatur nga shekulli i 12-të deri në shekullin e 14-të të erës së re, dhe është interesant që praktikohet edhe sot.


Fillimisht ai ishte një formë e stërvitjes për samurajët, mirëpo gjatë një periudhe të gjatë stabiliteti nën pushtetin e shogunëve Tokugawa është bërë një sport në të cilin kanë marrë pjesë masat e gjera.

Është i njohur për faktin se turneu paraprihet nga një ceremoni bekimi Shinto, pas së cilës pjesëmarrësit hipin në kalë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të godasin tre objektiva me një hark të veçantë, transmeton Telegrafi.

Yabusame e kërkon një stërvitje të veçantë dhe afatgjatë, sepse kalorësi patjetër duhet të drejtojë kalin vetëm me këmbë, ndërsa në duar mban harkun dhe shigjetën dhe qëllon objektivin i cili gjendet anash.

Goditja përfaqëson një arritje të madhe dhe sa e vështirë është për t’u arritur, ilustrohet më së miri nga fakti se kjo praktikë fillimisht ishte pjesë e stërvitjes ushtarake të ushtarëve elitë. Gjatë këtyre stërvitjeve, objektivat vendoseshin në lartësinë e qafës së kalorësit armik, e vetmja pjesë e trupit që nuk mbrohej.

Sot, gara të tilla organizohen gjatë gjithë vitit në vendet historike që lidhen me origjinën e këtij sporti dhe ceremonia më e rëndësishme mbahet në prill në tempullin Washibara Hachimangu në Tsuwano dhe në dhjetor në tempullin Meiji Jingu në Tokio.

/Telegrafi

Në trend Stil

Më shumë
Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Stil
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Dizajn dhe Arkitekturë
Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Këshilla Lifestyle
FALEMINDERIT është “Mantra” dhe besimi im

FALEMINDERIT është “Mantra” dhe besimi im

Këshilla Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Kalo në kategori