LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet BMW 4 Series me tavan të butë (Video)

Spiunohet BMW 4 Series me tavan të butë (Video)

Sikurse Z4 i ri edhe gjenerata e re e BMW 4 Series me tavan të hapur, e ka sipër një shtresë të butë, që e zëvendëson kapaku e fortë

Prodhuesi gjerman, e ka përditësuar Series 4 me drita të reja LED dhe fryrje në disa pjesë të eksterierit, transmeton Telegrafi.

Të dyja këto i ka trashëguar edhe gjenerata e re e 4 Series, e cila u pa teksa transportohej, pak kohë para prezantimit zyrtar.

Me këtë rast, është parë se BMW po i kthehet rrënjëve, duke larguar kapakun e fortë, për ta zëvendësuar me shtresën e butë, sikurse ka vepruar edhe me Z4.

Pos që do t’ia ulë peshën dhe ta bëj manovrimin më praktik, ky tavan e bënë 4 Series edhe më të bukur, ndërsa i lë më shumë vend për bagazh.

Shtresa e kamuflazhit nuk lë shumë mundësi shikimi, megjithëse duket se grilli gjigant ngjanë shumë me Z4. Në të njëjtën kohë, kjo BMW duke se ka shumë elemente të huazuara nga 8 Series. /Telegrafi/