Policia malazeze ka zhvilluar një aksion të madh në territorin e Podgoricës, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë dhënë informacione për shërbimin inteligjent rus. Njëri prej tyre dyshohet se është punonjës i administratës shtetërore dhe i gjithë aksioni është kryer në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi vihet në shënjestër të shërbimeve sekrete ruse dhe ka disa arsye që shpjegojnë lidhjen mes këtyre dy vendeve.
Në kuadër të aksionit të pjesëtarëve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB), Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) dhe Departamentit të Policisë Speciale (PSP), janë kryer bastisje në disa lokacione në Podgoricë dhe rrethinë. Aksioni i arrestimit u krye nga efektivë të Seksionit Kundër Krimit.
Duke pasur parasysh se kjo vepër penale është nën përgjegjësinë e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, anëtarët e saj kanë menaxhuar një operacion kompleks në territorin e Podgoricës.
Gjatë operacionit u arrestuan disa persona të dyshuar se kishin dhënë informacione për shërbimet e inteligjencës ruse. Sipas të dhënave të ANB-së, një nga personat e arrestuar ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB, raporton nova.
Përveç kësaj, ai dyshohet se është punonjës i administratës shtetërore. Aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktivitetit për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.
Zëdhënësi i SDT-së, prokurori special Vukas Radonjiq tha se me kërkesë të SDT-së dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë, policia ka kontrolluar banesat dhe lokalet e tjera të disa shtetasve, “për shkak të dyshimit se janë kryer vepra penale, krijimi i një organizatë kriminale dhe spiunazh”.
Lufta hibride
Ministri Teknik i Administratës Publike, Marash Dukaj tha së fundmi se Mali i Zi ka kohë që është i ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike të organizuara në infrastrukturën e IT-së të qeverisë.
Objektivi parësor është struktura e autoriteteve shtetërore dhe Marash thekson se ekspertët e dikasterit të drejtuar prej tij morën masat mbrojtëse në kohë.
“Edhe pse shërbime të caktuara aktualisht janë të çaktivizuara përkohësisht për arsye sigurie, në asnjë mënyrë nuk kërcënohet siguria e llogarive të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe të dhënat e tyre”, tha Dukaj.
Këto sulme, theksoi ministri i Administratës Publike, janë shumë të ngjashme me ato të vitit 2015 dhe 2016 dhe autoritetet malazeze për këtë kanë njoftuar partnerët ndërkombëtarë.
Për shkak të sulmeve të shpeshta kibernetike, prokurimet publike në Mal të Zi pësuan më shumë. Tenderët shtetërorë janë ndërprerë, duke penguar kështu punën e institucioneve të caktuara. Megjithatë nga Ministria e Financave thonë se ende nuk mund të flitet për humbje monetare.
Pse Mali i Zi?
Më 8 prill, Mali i Zi iu bashkua vendeve që vendosën zyrtarisht sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Vetëm një ditë më parë Ministria e Jashtme e Malit të Zi dëboi katër diplomatë nga ambasada ruse në Mal të Zi.
Me këto vendime Mali i Zi e harmonizoi politikën e tij me qëndrimet e Bashkimit Evropian, por nxiti edhe zemërimin e palës ruse.
Bashkëpunimi midis shteteve më të mëdha dhe më të vogla sllave dikur ishte “historikisht miqësore”, por në muajin mars të vitit 2022, Mali i Zi zyrtarisht u bë një “vend armik i Rusisë”.
Krahas faktit që Mali i Zi dhe Rusia i bashkon besimi ortodoks, i përkasin popujve sllavë dhe marrëdhëniet dikur të ngushta politike, lidhjet ekonomike kanë qenë gjithmonë më të forta.
Oligarkët dhe Mali i Zi
Oligarku rus, Oleg Deripaska, rezidenca e të cilit në Uashington u bastis kohët e fundit nga FBI, ka vite që bën biznes në Mal të Zi.
Përveç marrëdhënies së tij të njohur të ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin, Deripaska arriti të tërheqë vëmendjen botërore duke marrë pjesë në afera të shumta.
Ai fillimisht u bë i famshëm për martesën e tij me Polina Yumasheva, mbesa e ish-presidentit rus Boris Yeltsin dhe vajza e Valentin Yumasheva, dhëndrit dhe këshilltarit të ngushtë të ish-presidentit Boris Jelcinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët