Në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Smi Haxhibeqiri" në Mitrovicë janë realizuar 1 mijë e 824 ndërhyrje kirurgjike gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor, operacionet janë kryer nga ekipet kirurgjike të përbëra nga mjekë specialistë të profileve përkatëse, anesteziologë, teknikë të anestezionit, infermierë dhe staf tjetër mbështetës.


Numri më i madh i ndërhyrjeve është realizuar në repartet e Obstetrikës dhe Kirurgjisë, me nga 334 operacione.

Sipas ndarjes sipas reparteve, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë realizuar:

  • Obstetrikë: 334 operacione
  • Kirurgji: 334 operacione
  • Oftalmologji: 327 operacione
  • Ortopedi: 326 operacione
  • ORL: 282 operacione
  • Urologji: 144 operacione
  • Gjinekologji: 77 operacione

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka vlerësuar se realizimi i këtyre ndërhyrjeve është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve mjekësore dhe stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për pacientët. /Telegrafi/