LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Gjilanit – përfituesi i radhës i donacioneve nga fondacioni Golden Eagle

Spitali i Gjilanit – përfituesi i radhës i donacioneve nga fondacioni Golden Eagle

Pas Spitalit Rajonal të Pejës dhe Gjakovës, fondacioni humanitar “Golden Eagle” vazhdoi me dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të Spitalit Rajonal të Gjilanit iu dhuruat pakot me pajisje mbrojtëse, të cilat përmbajnë:


– Maska mbrojtëse
– Maska plastike
– Rroba antibakteriale
– Dezinfektues
– Dhe 600 njësi lëngje frutash “Relax 100%”

Përndryshe, fondacioni “Golden Eagle” përmes kampanjës për t’u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë COVID-19, do të ofroj donacione për të gjitha spitalet regjionale të Kosovës gjatë ditëve në vijim.