LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan organizon sërish Kongresin Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor

Spitali Amerikan organizon sërish Kongresin Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor

Më 15 shtator fillon Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 ( IMCA ) që është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare.

Pas suksesit të Kongresit të parë, organizuar nga Spitali Amerikan, vjen në një format shumë cilësor Kongresi i dytë Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, i cili do të sjellë në Tiranë lektorë të njohur në fushën e mjekësisë bashkëkohore nga bota dhe vendi, arritjet më të mira në mjekësi, sfidat që na presin, shkëmbime eksperiencash e bashkëpunime të frytshme në një proces që nuk ndalet.


Prej muajsh tashmë Spitali Amerikan ka finalizuar hapat e rëndësishëm për mbajtjen dhe realizimin e këtij kongresi.

Kongresi IMCA II 2016 është e para ngjarje e këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan, në datën 15, 16 dhe 17 shtator 2016.

Në këtë ngjarje do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore, si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.

Ky event, për të dytin vit radhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore.

Janë mbi 100 lektorë të huaj dhe shqiptarë që nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve: Prof. Dr. Philip Caushaj (USA), Prof. Dr. Hakan Satiroglu (TURKEY); Prof. Dr. Josef Besik (CZECH REPUBLIC); Prof. Dr. Narimantas Evaldas Samalavicius (LITHUANIA); Evis Sala, M.D.,; Ph.D., F.R.C.R (USA); Prof. Dr. Lutfi Alia (ITALY); Prof. Dr. Florin Ramadani (KOSOVO); Ozlem ER, M.D. (TURKEY); Prof. Dr. Ralf Sodian (GERMANY); Ass. Prof. Aleksandra Barac (SERBIA); Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURKEY); Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALY) e shumë të tjerë.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri-tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptarë.

Linku i spotit publicitar i Kongresit International Medical Congress in Albania II 2016 (IMCA):  https://www.youtube.com/watch?v=rZvbFipY8aU

Portali i Kongresit IMCA: imca.al

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori