Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1237 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre 1139 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno-terapi dhe 61 në kujdes intensiv mjekësor


Në QKUK, 438 pacientë të shtrirë, 435 prej tyre Covid-19 pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi.

- Klinika Infektive, 120 pacientë
- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 81 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
- Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 20 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 31 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 131 pacientë
- Spitali i Pejës, 188 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 147 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 85 pacientë ./Telegrafi/