LAJMI I FUNDIT:

Spiropali flet për takimin e dy parlamenteve në Prishtinë

Spiropali flet për takimin e dy parlamenteve në Prishtinë

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm në Prishtinë.

Parlamenti i Shqipërisë i konfirmoi Top Channel mbajtjen e kësaj mbledhje të përbashkët mesin e janarit 2025.

Mësohet se kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe homologu i saj Glauk Konjufca, janë duke bashkërenduar organizimin.


E pyetur nga Top Channel në lidhje me këtë takim kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali tha se: “Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”.

Parashikohet të kenë fjalë dy kryeministrat Kurti e Rama, dy kryetarët e parlamenteve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Fokusi do të jenë intensifikimi marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë mbledhje të përbashkët do ti bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.

Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën  të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm,  vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

Në qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për tu zhvilluar në Gjakovë por u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Shpresoj të takohemi për të ballafaquar opinionet” u shpreh kryeministri Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori