LAJMI I FUNDIT:

Spinaq i skuqur me hudhra

Spinaq i skuqur me hudhra

Një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme e që mund të jetë zgjedhja ideale për ata që nxitojnë, por që duan të hanë shëndetshëm.

Përbërësit:

▪ 1/2 kg spinaq
▪ 3 thelpinj hudhër (të prerë hollë)
▪ 1 lugë vaj kikiriku (apo vegjetal)
▪ 1/2 luge kripë
▪ 1/8 luge sheqer


Përgatitja:

Lani dhe më pas thani spinaqin. Kalojeni atë në mbajtësen e sallatës ose shtypeni me peshqirin e kuzhinës që të siguroheni që spinaqi të jetë sa më i thatë para gatimit.

Priteni dhe largoni ndonjë gjethe të hollë. Më pas tiganin thajeni mirë në flakë të lartë, ndërsa më pas hidhni vajin dhe skuqini hudhrat përreth 20 sekonda.

Shtoni menjëherë dhe spinaqin, të gjithin njëkohësisht. Përziejini masën derisa të shihni që cepat e fletëve të spinaqit janë zbutur, përreth 30 deri në 60 sekonda.

Shtoni sheqerin bashkë me kripën duke spërkatur masën e spinaqit dhe lëreni derisa të vëreni që spinaqi është gatuar mjaftueshëm por që sërish e ruan ngjyrën e shndritshme të gjelbër. Shërbejeni menjëherë! (Shije)