LAJMI I FUNDIT:

SPGM-Maqedoni: Mbyllja e zyrave të AIM-së është një masë jopopullore dhe e palejueshme

SPGM-Maqedoni: Mbyllja e zyrave të AIM-së është një masë jopopullore dhe e palejueshme

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Mediave (SPGM) shpreh keqardhje për vendimin e SHA AIM-së për pezullimin e zyrave korrespondente në Bruksel, Athinë dhe Uashington për një kohë të pacaktuar, si dhe për njoftimet për mosrinovimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të korrespondentëve nga vendet e tjera në qytetet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jemi të vetëdijshëm për krizën ekonomike, pra masat shtrënguese që iu imponuan institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore, por shpresojmë që të bëhen përpjekje dhe të gjenden rrugët në një kohë sa më të shkurtër që zyrat e korrespondencës të mos ndalojnë së punuari.


Ne besojmë se një agjenci shtetërore e lajmeve siç është AIM nuk duhet të lejohet të mos ketë korrespondentë në një nga kryeqytetet më të rëndësishme në botë, veçanërisht në këtë periudhë të marrëdhënieve të ndërlikuara dhe sfiduese ndërkombëtare në botë.

Theksojmë se është veçanërisht e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë të informohen në mënyrë objektive dhe të menjëhershme drejtpërdrejt nga gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes, veçanërisht për proceset si p.sh., anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet e tjera të shteteve anëtare të BE-së.

Me një vendim të tillë të AIM-së, të shkaktuar nga vendimi i Qeverisë për masa shtrënguese, preket drejtpërdrejt pasiguria e vendeve të punës të gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, si dhe standardet dhe normat për raportim objektiv dhe profesional të ngjarjeve në botë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori