Spektakël me rikthime, Milani fiton ndeshjen e pesë golave ndaj Frosinones

Milani ka shënuar fitore ndaj Frosinones me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 23-të të Serie A.
Duke pasur parasysh që të dy skuadrat luajnë lojë sulmuese, ndeshja nisi me raste nga të dyja palët.
Përballja u zhbllokua në minutën e 17-të kur Rafael Leao asistoi te Olivier Giroud që shënoi për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Frosinone fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Matias Soule për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën kishte spektakël.
Frosinone arriti të marr epërsinë për herë të parë në ndeshje me golin e Luca Mazzitelli që shënoi për 2-1.
Milani ishte në vështirësi, por që u këndell dhe vazhdoi me sulmi drejt portës kundërshtare, duke gjetur barazimin në minutën e 72-të me Matteo Gabbian për 2-2.
Barazimi i bëri mirë Milanit që kërkonte tani golin e epërsisë, duke shënuar në minutën e 81-të me Luka Jovic për 3-2.
Milani pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Frosinone është e 14-ta me 23 pikë. /Telegrafi/



















































