LAJMI I FUNDIT:

Speedtail me 989 kuajfuqi, modeli më i fuqishëm nga McLaren deri më tani (Foto)

Speedtail me 989 kuajfuqi, modeli më i fuqishëm nga McLaren deri më tani (Foto)

Megjithatë, McLaren nuk është i interesuar për t’ia rritur shpejtësinë

Prej se është konfirmuar prodhimi, modelin Speedtail e ka rrethuar një mister, transmeton Telegrafi.


Lajmet për hiper-makinën që deri më tani është quajtur BP23 janë të pakta, por së paku e dimë se sa kuajfuqi do t’i ketë.

Njëri nga zyrtarët e kompanisë britanike, Mike Flewit ka bërë të ditur se Speedtail do t’i ketë 989 kuajfuqi, duke e bërë modelin më të fuqishëm të lejuar për rrugë, që deri më tani e ka prodhuar McLaren. “Jemi të fokusuar te atributet, jo te motori”, ka thënë Flewit për këtë makinë hibride.

Sipas tij, kjo makinë pritet ‘ta bëjë diferencën’ ndërsa nuk e ka primare, të arrijë nivele të larta shpejtësie.

Shkathtësia dhe përformanca thuhet të jenë primare për Speedtail, teksa pritej që elementare ta ketë shpejtësinë për të garuar me Koenigsegg apo Hennessey.

Në këtë formë, makina do të jetë më shumë e kompletuar, për të mundësuar shpejtësi të kënaqshme, rehati dhe nivel të lartë luksi, që të shfrytëzohet për udhëtime më të largëta.

Pritet që ditëve në vijim, të marrim ndonjë lajm të ri nga McLaren që modelin Speedtail do ta prezantojë gjatë muajit tetor, para se ta fusë në prodhim më 2019.

Të interesuarit për këtë hiper-makinë, duhet të sigurojnë hiq më pak se 2.2 milionë dollarë. /Telegrafi/