LAJMI I FUNDIT:

Specialja do të shkaktojë “tërmet” në Kosovë (Video)

Specialja do të shkaktojë “tërmet” në Kosovë (Video)

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë sjellë në ofertë rritje pagash, pensionesh, dyfishim të buxhetit, formimin e ushtrisë së Kosovës, heqjen e vizave dhe zgjidhjen e krizës ekonomike.

Kosova kishte nisur procesin e themelimit të Ushtrisë së saj. Dokumentet janë bërë gati, por kjo mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese ose një ligj të ri. E para kërkon pajtimin e serbëve, e dyta anashkalimin e tyre.


Drejtuesi i qendrës kërkimore për politika të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se Ushtria është kthyer në njërën prej temave, por varet se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve për serbët.

“Secili është i vetëdijshëm se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk bëhet pa partnerët ndërkombëtarë. Idea për ndërtimin e ushtrisë bazohet në zotimin që partitë politike po japin në bashkëpunimin më të ngushtë partnerët ndërkombëtarë”, thotë Burim Ramadani, Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Një nga çështjet që brengos Kosovën është gjykata speciale për krimet e luftës. Aktakuzat ende nuk dihen, por mendohet se disa nga të akuzuarit mund të jenë nga politika.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, thotë se nuk pritet të ketë aktakuza muajt e ardhshëm.

“Mendoj që me aktakuzat e para të Gjykatës Speciale skena politike në Kosovë do të ketë një tërmet. Por, përderisa nuk ka aktakuza nuk do të bëhet ndonjë diferencë”, shprehet Blakaj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë erdhën si pasojë e krizës politike pikërisht për shkak të pamundësisë për të votuar çështje për të cilat bashkësia ndërkombëtare kërkon llogari. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori