LAJMI I FUNDIT:

Specialja kërkon të kontakohet urgjentisht Ministria e Drejtësisë lidhur me financimin e avokatëve të Shalës, Januzit dhe Bahtijarit

Specialja kërkon të kontakohet urgjentisht Ministria e Drejtësisë lidhur me financimin e avokatëve të Shalës, Januzit dhe Bahtijarit

Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala janë të akuzuarit e fundit të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ata janë arrestuar nën dyshimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se kanë përdorur kërcënime të rënda dhe premtim për përfitime ndaj një personi, i quajtur “Dëshmitari 1”, në mënyrë që ky i fundit ta tërhiqte dëshminë e tij.

Sipas dosjes, Haxhi Shala, ish-deputet dhe ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka urdhëruar Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin ta takojnë këtë dëshmitar individualisht për ta nxitur që të tërheqë dëshminë ose të mos japë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.


Në seancën e sotme, më 13.02.2024, gjykatësi Nicolas Guillou ka urdhëruar Zyrën Administrative të kontaktojë urgjentisht Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës për të kërkuar informacione lidhur me statusin e financimit të ekipeve mbrojtëse.

Tutje, gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për pezullim të procesit me arsyetimin se vazhdimi i procesit nuk i shkakton dëm mbrojtjes, duke marrë parasysh se procesi është ende në fazën paraprake dhe aspekti i financimit tashmë është duke u trajtuar për të gjetur zgjidhjen.

Lidhur me këtë çështje, Kallxo.com i ka dërguar pyetje Ministrisë së Drejtësisë.

Në përgjigje, Ministria thekson se komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave sot, më 13.02.2024, ka mbajtur takim dhe ka udhëzuar avokatët që t’i paraqesin kërkesat sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria e Drejtësisë thotë se kompensimi për shpenzimet e mbrojtjes për këtë kategori do të bëhet në bazë të udhëzimit administrativ.

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar më 05.10.2023.

Në paraqitjen e tyre të parë, më 09.10.2023, të dy ishin deklaruar të pafajshëm.

Kurse Haxhi Shala ishte arrestuar më 11.12.2023, kurse në paraqitjen e parë më 13.12.2023, ai nuk ishte deklaruar për fajësinë apo pafajësinë e tij.

Tek në paraqitjen e mëtejshme, më 15.12.2023, ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Bashkimi i dy çështjeve për këta 3 të akuzuar ishte bërë më 08.02.2024, kur gjyqtari i procedurës paraprake Nicholas Guillou vendosi që çështja e përbashkët do të quhet: Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, dhe numri i çështjes është KSC-BC-2023-10.

Si i përshkruan Prokuroria takimet mes dëshmitarit dhe të akuzuarve?

Aktakuza thotë se kontakti i parë mes palëve ka ndodhur më 05.04.2023, kur Haxhi Shala i ka telefonuar Sabit Januzit dhe më pas Ismet Bahtijari po ashtu ka thirrur Januzin. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori