Në një konferencë për media, Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik e Gjykatës Speciale, diskutoi aspekte të ndryshme lidhur me zhvillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, duke konfirmuar se data e synuar për mbylljen e paraqitjes së provave nga Prokuroria është 1 prilli 2025.
Të enjten u bë e ditur se deklaratat hyrëse nga Prokuroria, mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja janë planifikuar të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill 2023, ndërsa paraqitja e provave nga Prokuroria është planifikuar të fillojë më 11 prill 2023.
Për çështjen Thaçi dhe të tjerët u caktua Tijana Kostic si mbrojtëse për shtatë individë që nuk iu pranua kërkesa për të marrë pjesë si viktima në procesin gjyqësor. Individët që nuk iu pranua kërkesa, kanë të drejtën të apelojnë vendimin si dhe t’u caktohet avokat.
Sipas Angela Griep, trupi gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pasi konstatoi se ekziston ende rreziku Krasniqi dhe Selimi të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, mes të cilëve dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara, transmeton Kallxo.com.
Ndërsa në çështjen tjetër gjyqësore, paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi kërkesën e Salih Mustafës për apelimin e vendimit të panelit mbi modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e Apelit.
Në gjykimin e Pjetër Shalës, dëshmitari i parë do të paraqitet për të dhënë dëshmi të hënën. Seancat në këtë çështje do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, javën e parë dhe të fundit të majit, si dhe rreth dy javë në qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa