LAJMI I FUNDIT:

Specat e Rahovecit shijohen edhe në Evropë (Video)

Specat e Rahovecit shijohen edhe në Evropë (Video)

Në pranverë disa kosovarë që kanë ara vendosin që të mbjellin speca.

Kështu, gra e burra e ndonjëherë edhe fëmijë angazhohen që gjatë muajve të pranverës e verës që rendimenti të jetë sa më i lartë, njofton Klan Kosova.


Ndonëse specat kultivohen në gjithë Kosovë, qoftë për nevoja familjare e qoftë për treg, tokën më të begatë e ka Krusha e Madhe.

Halli i bujqve që kultivojnë specin është sigurimi i tregut.

Në fakt regjistrimet e fundit të bëra më 2013 për këtë kulturë bujqësore, tregojnë se Kosova ka prodhim prej 72 mijë e 928 tonë, ndërkaq për të përmbushur kërkesat vendore u importuan 9.890 ton spec të freskët dhe 503 ton të tjerë.

Kërkesa për specat e Krushës së Madhe në Rahovec ka edhe nga vendet e BE-së.

Aktualisht një kilogram në Krushë shitet nga 20 cent në tregjet e hapura.