Mbushni edhe ju specat në mënyrën më pak të zakonshme dhe kënaquni me shijen e lehtë të gjellës së preferuar... Përbërësit:- speca gogozhare (të trashë),- djathë feta,- domate,- spec djegës,- rozmarinë,- rigon,- djathë të grirë në rende,- vaj ulliri,- ajkë për zierje.Përgatitja:

Në djathin feta të shtypur shtoni domaten e prerë imët, specin djegës, rigonin dhe rozmarinën.


Qitni sipër një sasi të vogël ajkë për zierje dhe të gjitha ngrohni pak në furrë shporeti.

Mbushni specat e pastruar, qitni djathin e grirë me disa pika vaj ulliri.

Në furrën e nxehur piqni specat në 200 gradë celsius 10-15 minuta, ndërkaq para se të përfundojë pjekja mbuloni me kapakët (me pjesët e sipërme të prera) specat që edhe ato paksa të piqen.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.