LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë kryen kontrolle tek mjetet e transportit publik, regjistrohen pesë shkelje ligjore

SPB Tetovë kryen kontrolle tek mjetet e transportit publik, regjistrohen pesë shkelje ligjore

Policia e Tetovës njofton se mëngjesin e sotëm nga ora 06:00 deri në ora 10:00 është kryer kontroll aksionar në zonën territoriale të SPB Tetovë, ku janë përfshirë në kontroll gjithsej 38 automjete që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgonë.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pesë shkelje ligjore në ambientet e mjeteve të transportit dhe janë sanksionuar në mënyrë adekuate për mangësi teknike dhe të tjera.

“Dy automjete kishin frena me defekt, dy të tjerë nuk i ishin nënshtruar kontrollit teknik dhe njëra qarkullonte me regjistrim të skaduar. Për shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, ndërsa tre automjete janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe tre lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore, njëra prej të cilave mjet pa dokumentet e nevojshme për transport publik. Qëllimi është që me kohë të zbulohen dhe largohen nga komunikacioni automjetet me defekte teknike dhe të sigurohet transport i qetë dhe i sigurt i udhëtarëve”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.


Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, veçanërisht para dhe me fillimin e vitit të ri shkollor, sepse një numër i madh i nxënësve nga shkollat ​​fillore dhe të mesme të zonës do të transportohen çdo ditë nga dhe drejt Tetovës dhe Gostivarit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori