Spasovski: Rritëm me 25% pagat e punonjësve në Ministrinë e Brendshme, rritje e re në shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se marrëveshja kolektive përfshinë edhe punonjësit e policisë.
“Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, bisedojmë hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve të rriten pagat”, tha për “Brif” Spasovski.
Në të njëjtën kohë, Spasovski kujtoi edhe disafishimin e pagave në MPB, pas marrjes së drejtimit të institucionit.
“Kjo është kështu që nga momenti kur e kam marrë drejtimin e MPB-së, sepse për gjithë këtë periudhë deri më sot, të gjithë punonjësve u janë rritur pagat me 25%. Në të njëjtën kohë, të gjitha pagat e bonusit paguhen në kohë, ndërsa deri në vitin 2016 nuk janë paguar, ndaj punonjësit është dashur t’i mbledhin ato përmes procedurave gjyqësore.
Për segmente të caktuara në Ministrinë e Brendshme, ku kemi ndjerë nevojën që njerëzit të jenë edhe më të motivuar, si Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, Forenzikës Digjitale, Departamenti i IPA-së… ata që realisht sjellin mundësi për fonde të reja, pagat e tyre në vitin 2020 janë rritur edhe me 30% për të mbajtur edhe më tej stafin e motivuar”.
Spasovski thotë se me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik ku përfshihet edhe policia.
“Me Marrëveshjen e re Kolektive që përmendët parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik, ku përfshihet edhe policia maqedonase, që nga shtatori të kemi një rritje të re prej 10%, për MPB-në. e dyta këtë vit dhe një sërë përfitimesh të tjera që nënkuptojnë një përmirësim të statusit social të policisë. Shkurt, ne i përdorim të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dispozicion, të gjitha në interes të punëtorëve”, theksoi Spasovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë