LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Pres së shpejti të formohet Qeveria, nuk ka zgjedhje të reja

Spasovski: Pres së shpejti të formohet Qeveria, nuk ka zgjedhje të reja

Kryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski pret që së shpejti të formohet Qeveria e re nga LSDM-ja. Ai i vlerëson si të pabaza akuzat nga opozita për blerjen e deputetëve, duke potencuar se nuk ka zgjedhje të reja.

“Gjoja blerja e deputetëve është edhe një nebulozë e Mickoskit nga spektri i nebulozave që çdo ditë i tregon. Ne jemi seriozë dhe kështu do të sillemi edhe gjatë formimit të Qeverisë. Përmes bisedës, përmes dialogut me pranimin e principeve për të cilat angazhohemi, kjo do të jetë baza në të cilën do të kërkojmë mbështetje prej deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Pres kjo të ndodhë shumë shpejt pas formimit të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Spasovski.


Lidhur me atë nëse kanë biseda jozyrtare rreth Qeverisë së re, Spasovski e përsëriti se LSDM dhe koalicioni bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së 2 gushtit.

“Përndryshe gjithsesi se kemi kontakte me partitë politike jemi duke biseduar, megjithatë, detajisht rreth shumicës parlamentare, rreth Qeverisë, do të fillojnë bisedime zyrtare pas Ilindenit, me partitë të cilat para së gjithash janë gjithnjë e më evropiane të cilat kanë perspektivë dhe vizion për shtetin”, tha Spasovski.

I pyetur të japë koment për deklaratën e liderit të OBRM-PDUKM-së se do të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë, Spasovski tha se ai vazhdimisht i ndryshon qëndrimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori