LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdojnë veprimet zgjedhore

Spasovski: Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdojnë veprimet zgjedhore

“Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore. Vendimi është i presidentit nëse do të vazhdojë. Ne deri në fund të javës duhet t’i përfundojmë ato analiza dhe të vendosim nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme”.

Këtë e deklaroi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse heqja e masave kufizuese do të thotë edhe se do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.


“Gjendja e jashtëzakonshme aspak nuk lidhet me masat restriktive. Masat i sjellim në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës dhe shëndetit të popullatës dhe në bazë të kësaj i kemi sjell masat restriktive për lëvizje, masat restriktive në pjesën e punës së restoranteve, të objekteve hotelierike, të qendrave të testimit, të autoshkollave, gjithkund ku ka ekzistuar rrezik serioz që të kemi mundësi për përhapjen e virusit Kovid-19”, ka thënë Spasovski.

Ai theksoi se bëhen analiza në cilën mënyrë më lehtë do të përballemi me situatën, duke e pasur parasysh, siç tha, se jemi shteti i vetëm në botë në të cilin nuk punon Parlamenti dhe vetëm si mekanizëm mbetet sjellja e dekreteve me fuqi ligjore.

Ai përkujtoi se me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore.

“Neve na mbesin edhe 22 ditë në kuadër të Afatit kushtetues prej 60 ditëve nga shpërndarja e Parlamentit e deri në mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu që gjendja e jashtëzakonshme e determinon datën e zgjedhjeve. Gjendja e jashtëzakonshme përfundon të shtunën, sot jemi e mërkurë, kemi edhe disa ditë për të sjell vendim dhe kur do ta sjellim do t’ju informojmë në kohë”, tha Spasovski.

Lidhur me datën për zgjedhje, Spasovski përsëriti se Qeveria ka sjell Dekret lidhur me veprimet zgjedhore, që është shqyrtuar nga Gjykata kushtetuese në bazë të supozimit deri tek Gjykata kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori