LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Për rastin në qendrën tregtare kemi të dyshuar, po mblidhen prova

Spasovski: Për rastin në qendrën tregtare kemi të dyshuar, po mblidhen prova

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur për hetimet lidhur me incidentin e ndodhur tri ditë më parë në qendrën tregtare “East Gate”, tha se po punohet intensivisht dhe po mblidhen informata në kuadër të selisë së vendosur në SPB Shkup pranë MPB-së.

“Tashmë kemi të dyshuar që mund të jenë autorë. Jemi duke punuar në përcaktimin e provave të plota dhe opinioni do të informohet për këtë. Sigurisht që ideja dhe një nga mundësitë në hetimet penale është që me publikimin e fotos të merren sa më shumë prova për një gjë të tillë dhe pikërisht për këtë është bërë ai hap”.


Publikohen pamjet nga gjuajtja me armë zjarri në qendrën tregtare në Shkup
Lexo po ashtu Publikohen pamjet nga gjuajtja me armë zjarri në qendrën tregtare në Shkup

“Në atë drejtim besoj se çdo lajm i konfirmuar, informacion që vjen nga institucionet është informacioni i duhur. Kështu, ka pasur dhe do të ketë shumë spekulime, shumë shkrime në rrjetet sociale – por është e rëndësishme që ato informacione të merren nga institucionet përkatëse. Sa herë që kemi diçka të re do të dalim në hetim”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/