LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për arrestimin e bashkëpunëtorit të Sedat Peker: Nuk kërkohej në Maqedoni

Spasovski për arrestimin e bashkëpunëtorit të Sedat Peker: Nuk kërkohej në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se shtetasi Boban Tomovski nuk është kërkuar nga policia e vendit tonë.

Spasovski nuk tregoi nëse bashkëpunëtori i Sedat Pekerit do ekstradohet në Maqedoni.


“Ky person nuk është kërkuar për asnjë arsye në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është arrestuar në Turqi. Në bazë të rregulloreve ligjore do të merren masa të mëtutjeshme…edhe për ekstradimin edhe për mbajtje të përgjegjësisë”, theksoi Spasovski.

Dje mediumet turke raportuan se shtetasi i Maqedonisë Boba Tomovski, me qëndrim në Berlin të Gjermanisë, bashkëpunues i narko-bosit Sedat Peker, është arrestuar në aeroportin e Stambollit.

Tomovski është arrestuar gjatë tentimit për të udhëtuar për në Egjipt./Telegrafi/