LAJMI I FUNDIT:

Spasovski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Mbështetje e fuqishme për vazhdimin e reformave

Spasovski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Mbështetje e fuqishme për vazhdimin e reformave

Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot u takua me ambasadorët rezident të vendeve anëtare të BE-së në vend.

Siç njoftojnë nga kabineti i Spasovskit, në takim u shprehën urime deri tek ai dhe qeveria për zbatimin e vazhdueshëm të obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinës dhe formimin e Qeverisë kalimtare, tre muaj para zgjedhjeve që u njoft nga ana e BE-së si maturi e demokracisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në takim fuqishëm janë përshëndetur përpjekjet e Kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë për vazhdimin e reformave, për vazhdimin e dialogut me opozitën, për përcaktimet e qarta nga Qeveria për respektimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe marrëveshjet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e zgjedhjeve korrekte të cilat kanë rëndësi të madhe për stabilitetin e qytetarëve dhe shtetin tonë dhe për integrimet në NATO dhe BE”.

“U vlerësua se këto janë detyrime të rëndësishme, të mara me seriozitet nga Qeveria e cila funksionon me kapacitet të plotë, siç janë nevojat shtetërore në këtë periudhë kyçe kur RMV-ja pret të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe të përparojë në sferën e eurointegrimeve. Është shprehur pritshmëri se në atë nivel të përgjegjësisë do të jenë të gjitha subjektet politike në vend”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej shtohet se në takim u konfirmua se RMV-ja ka zbatuar reformat e nevojshme është vlerësuar se fokusi drejt realizimit të mëtejshëm të tyre është sinjal pozitiv ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Jemi falënderues ndaj mbështetjes dhe rekomandimeve të liderëve të vendeve tuaja që vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese me vendin tonë duhet të sillet dhe me çka zgjerimi i BE-së mbahet në agjendën e lartë të institucioneve evropiane”, ka thënë Spasovski në takim.

Në fund në njoftimin e qeverisë thuhet se mbledhja e kryeministrit Spasovski me ambasadorët rezidentë nga vendet anëtare të BE-së në vendin tonë është përshëndetur si një porosi e rëndësishme për përcaktimin e Qeverisë që të vazhdojë nga afër të bashkëpunojë me vendet anëtare të BE-së dhe me institucionet e BE-së, në kohën e pritshmërie të hapit të merituar për integrimet evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori