LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Kthehet arma zyrtare e Grujovskit në polici

Spasovski: Kthehet arma zyrtare e Grujovskit në polici

Arma zyrtare e Goran Grujovskit, është kthyer dje në polici, kumtoi sot ministri i MPB-së Oliver Spasovski në konferencën për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujovski ende është në arrati dhe nuk dihet se ku gjendet. Hetimi ende nuk kumton zyrtarisht, se ku gjendet i arratisuri Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët dyshohen në lëndën e ngritur nga Prokuroria Speciale Publike.


”Ministria e ka kryer detyrën e saj dhe gjurmon pas tyre, por për shkak të fshehtësisë së procedurës, nuk mund të kumtohet informacioni në opinion”, tha Spasovski ndër të tjera.

Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski i punësuar në DSK, tashmë dy javë gjenden në arrati. Gjykata e Apelit mori vendim me të cilin ata duhej të përfundojnë në paraburgim. /Telegrafi/