LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Është miratuar dekret për ndihmë financiare për punëtorët

Spasovski: Është miratuar dekret për ndihmë financiare për punëtorët

Qeveria ka miratuar dekret që legalizon mbështetjen financiare për personat fizik që janë të vetëpunësuar dhe të prekur nga kriza ekonomike për shkak të coronavirusit, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Siç theksoi kryeministri, dekreti i përfshin edhe zejtarët që mund të marrin maksimum deri në 14.500 denarë në muaj, ndërsa ndihma financiare do të paguhet për muajt prill dhe maj.


Kushtet e aplikimit, siç tha Spasovski, do të publikohen në faqen e internetit të qeverisë pas hyrjes në fuqi të dekretit.

Spasovski gjithashtu tha se qeveria do të mbrojë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

“Qeveria vendos masa ekonomike për gjithsecilin që është i prekur nga kriza. Qeveria po bën përpjekje për mbrojtjen e çdo vendi të punës”, tha Spasovski duke shtuar se me këtë përveç që mbrojmë qytetarët, do të mbrohet edhe ekonomia e vendit.

Në lidhje me pushimet nga puna gjatë krizës, Kryeministri thekson se në këtë rast punëtorët nuk duhet të nënshkruajnë marrëveshjet e largimit.

“Bëj thirrje që punëtorët të mos largohen nga puna, dhe që punëtorët të mos nënshkruajnë marrëveshjet për largim, shteti i ndihmon punëtorët dhe punëtorët të mos nënshkruajnë, ekziston ligj që i mbron ata dhe ata mund të mos shkojnë në punë dhe ato shfrytëzojnë 50 ose 70 përqind të pagës së tyre” tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori