LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Defa: Maqedonia e Veriut po përparon, fokusi të jetë tek reformat

Spasovski-Defa: Maqedonia e Veriut po përparon, fokusi të jetë tek reformat

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me Valter Defa, këshilltar i posaçëm për ekonomi i Kryetarit të Qeverisë, i emëruar nga Kancelarja Angela Merkel.

Siç thonë nga kabineti i Spasovskit, në takim u vlerësua se shteti po përparon, u përshëndetën reformat e bëra dhe përcaktimi për ndryshime të dukshme në pjesën e zbatimit të tyre.


“Është shprehur kënaqësi edhe për përcaktimin e Kryeministrit, të Kabinetit të Kryeministrit dhe të Qeverisë për vendosjen e Njësisë qendrore për mbikëqyrje në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë, me qëllim të shpërndarjes më efikase të rezultateve në pjesën e reformave kyçe ekonomike dhe është paralajmëruar ndihmë aktive dhe mbështetje nga ana e këshilltarit gjerman dhe ekipit të tij”.

“Bashkërisht u konstatua rëndësia e vendosjes efikase të sistemit meritor, me mundësi të barabarta për të gjithë. Është i përbashkët qëndrimi se në sistemin e vendosjes është i nevojshëm thjeshtëzimi i procedurave dhe funksionimit të bartësve të pozitave të punës në bazë të vlerësimeve të mira për kompetencat e kuadrove të angazhuara, si dhe marrjes së përgjegjësisë për sjelljen e vendimeve të shpejta dhe cilësore”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kryeministri Spasovski shprehu falënderim për ndihmën dhe mbështetjen nga këshilltari gjerman Defa, si dhe nga Republika Federale e Gjermanisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në pjesën e politikave ekonomike të rëndësishme për cilësinë e jetës së njerëzve.

“Kemi përparim në të gjitha fushat edhe në ekonomi, por fuqishëm jemi të përcaktuar drejt ndryshimit të praktikave që japin rezultate të shpejta dhe cilësore. Treguam vazhdimësi në proceset reformuese. Në periudhën që vijon jemi të përqendruar në ndryshime të rëndësishme, pozitive dhe të dukshme në pjesën e zbatimit të ligjeve të miratuara sipas standardeve evropiane. Kjo sjell rezultate në cilësinë e shpërndarjes së shërbimeve nga institucionet tek qytetarët dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve”, ka thënë Spasovski.

Në takim ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi produktiv me këshilltarin gjerman Defa dhe ekipin e tij edhe në pjesën e politikave inovative dhe smart specializimit, si fusha të kohës bashkëkohore, atraktive për punën e të rinjve, e nëpërmjet të cilave mundësohet zbatimi efikas i reformave në të gjitha fushat e rëndësishme për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori