LAJMI I FUNDIT:

Spasenovski: Në këto rrethana RMV-së më së paku i duhet një qeveri pa BDI-në!

Spasenovski: Në këto rrethana RMV-së më së paku i duhet një qeveri pa BDI-në!

RMV-ja, partitë politike, s`kanë kapacitet të ndryshojnë një vendim politik të BE-së

Në kushte të sfidave serioze politike, sikurse ngecja eventuale drejt integrimeve evropiane, më së paku që i duhet vendit është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në Qeveri – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, profesori i së drejtës kushtetutese dhe sistemit politik, Aleksandar Spasenovski.


“Vendit më së paku i duhet komplikimi i mëtejshëm I shanseve, si rezultat i çkyçes së një partie të rëndësishme politike nga Qeveria. Në aspekt të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejnë shumë arsye, por në aspekt nëse kjo zgjidhje ndihmon ose pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e vendit dhe për tejkalimin më të lehtë dhe më të mirë të sfidave politike me të cilët përballemi për momentin”, thotë profesori universitar, Aleksandar Spasenovski

Lidhur me kërkesën e opozitës që tani të miratohen ndryshimet kushtetuese, kurse të vlejnë kur vendi të hyjë në BE, siç njofton KlanM, Profesori Spasenovski thotë se ekzistojnë dy aspekte – teknike dhe politike.

“Nga aspekti kushtetues-juridik nuk ekziston problem që cilët do qoftë ndryshime kushtetuese, duke llogaritur edhe këto ndryshime, të kenë veprim të anuluar. Por, këtu përballemi me realitetin politik, me obligimet e marra ndërkombëtare të Qeverisë sipas së cilëve ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen midis konferencës së parë dhe të dytë ndërqeveritare”, deklaroi Spasenovski.

I pyetur nëse mund të ndryshohen konkluzionet e Këshillit të Evropës, profesori Spasenovski, siç njofton KlanM, thotë se duke ndjekur realitetin e politikës ndërkombëtare dhe fuqisë partikulare të Maqedonisë së Veriut, gjasat janë shumë të vogla që ky vend, elitat politike dhe partitë politike të kenë kapacitete për të ndryshuar një vendim politik të BE-së./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori