LAJMI I FUNDIT:

S’PARI po ju tregojmë që është hapur pika e 5-të e SPAR Market!

Kjo dëshirë S’PARI të është realizuar në vitin 2019 që nga operimi i SPAR Market në tregun kosovar!

Rrjeti i marketeve SPAR njihet nga cilësia e produkteve të SPAR, asortimani unik, siguria në produkte, përkrahja ndaj prodhimeve vendore, kontributi në komunitet dhe eksperienca që ofron në blerje, është edhe arsyeja e afërsisë së klientëve dhe besnikëria e tyre ndaj kompanisë.

Me datën 1 mars 2022, SPAR Kosova, e hapi supermarketin e ri në lagjen Arbëria (në afërsi të Ambasadës Amerikane në Prishtinë) me një hapësirë mbi 1600 m2, mbi 40 vende të reja të punës si dhe me një gamë më të gjerë të produkteve të shëndetshme, duke filluar nga ushqimet ae freskëta, pjekurinat, pijet, frutat dhe perimet, ushqimet pa gluten dhe pa GMO e deri tek mishi, peshku dhe produktet delikatese (djathra të ndryshme, ullinjë dhe të tjera).

Pika SPAR në lagjen Arbëria është pika më e madhe e SPAR në Kosovë me mbi 10.000 artikuj prezent dhe me një dizajn unik sipas standardeve ndërkombëtare të dizajnuar nga selia qendrore e SPAR. Përveç gamës së gjërë të produkteve, freskisë dhe ofertave me çmimet më të mira në treg, supermarketi i ri SPAR ofron edhe ushqime të gatshme, ambient modern për kafe si dhe shërbime financiare përmes Moneta – Money Gram.

SPAR Kosova vazhdon të mbetet ambasador i produkteve të freskëta, zgjedhjeve të shumta, shërbimit cilësor, gamës së gjerë të ofertave promovuese, çmimeve konkurruese si dhe sigurimi i një vlerë të pabesueshme gjatë eksperiencës në blerje.

Në videon mëposhtë mund të shihni nga afër se si duket nga brenda pika më e re e SPAR!

Artikull i sponzorizuar