LAJMI I FUNDIT:

Spanja heq poshtë akuzat për rebelim kundër ish-udhëheqësit katalanas

Spanja heq poshtë akuzat për rebelim kundër ish-udhëheqësit katalanas

Një gjykatë spanjolle ka hedhur poshtë akuzat për rebelim kundër ish-presidentit katalanas, Carles Puigdemont për rolin në organizimin e referendumit të pavarësisë në vitin 2017 që e zhyti shtetin spanjoll në një krizë të madhe politike.

Reklama

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Pablo Llarena hodhi poshtë gjithashtu akuzat për rebelim kundër katër separatistëve katalanas të përfshirë në trazirat e vitit 2017 për shkak të ndryshimeve në ligjin e rebelimit të Spanjës që hynë në fuqi dhe që nënkuptojnë se ligji nuk mbulon më krimet e tyre të supozuara.

Megjithatë, gjyqtari nuk i hodhi poshtë akuzat për përvetësim dhe mosbindje, kështu që Puigdemont dhe bashkëpunëtorët e larguar nga vendi pesë vjet më parë do të gjykohen nëse ai kthehet, por për krime për të cilat parashikohet një dënim më i ulët, raporton politico.

Puigdemont jeton në Belgjikë, ku është anëtar i Parlamentit Evropian. Përpjekjet e qeverisë spanjolle për ta ekstraduar deri më tani kanë qenë të pasuksesshme dhe është e paqartë nëse ndryshimet e bëra nga gjykata mund të rrisin shanset që zyrtarët belgë ta kthejnë atë.

Ligjvënësit spanjollë miratuan muajin e kaluar reformat e diskutueshme për trajtimin e krimeve të rebelimit dhe përvetësimit në një lëvizje të koalicionit qeverisës të qendrës së majtë të Spanjës për të mbajtur mbështetjen parlamentare për partinë pro-pavarësisë katalane dhe për të lehtësuar tensionet në rajonin e pasur verilindor.

Nëntë separatistë katalanas janë dënuar me nga nëntë deri në 13 vjet burg për rolin e tyre në organizimin e referendumit të pavarësisë në vitin 2017. Ata u falën në korrik të këtij viti pasi kaluan tre vjet prapa grilave, por Puigdemont nuk u fal, sepse u arratis prej Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Serbia
Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa

Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa "detaje të negociatave"

Botë
Nëntë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – publikohet momenti i shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë

Nëntë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – publikohet momenti i shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë

Amerika
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Evropa
Kalo në kategori