Spanja ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në shtëpi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve.  Alvaro Morata dhe Christian Eriksen kishin rastet e para në lojë, por nuk arritën të shënonin nga raste shumë të mira. Pa u mbyllur pjesa e parë, Lamine Yamal kishte rast të mirë, por as ky nuk  qëlloi cakun.  Kur zhvillohej minuta e 79-të, Martin Zubimendi arriti të shënojë për 1-0. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Spanja mori fitoren e dytë në grup, ku me 7 pikë është e para.  Në këtë grup, Serbia mposhti Zvicrën me rezultat 2-0. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app