Në Ligën A të Kombeve, grupi 4, janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së katërt, ku Spanja mori fitore ndaj Serbisë, ndërsa Zvicra barazoi me Danimarkën.  Ndeshja nisi mirë për spanjollët  që shënuan me anë të Ameryc Laportes për 1-0.  Alvaro Morat humbi një penallti, por përmirësoi gabimin disa minuta më vonë kur shënoi për 2-0.  Alex Baena mbylli ndeshjen me një gol të bukur për 3-0. 

GZ9XQjNXgAAMOxRNë anën tjetër ndeshja mes Zvicrës dhe Danimkarkës ishte shumë e bukur dhe me raste të shumta.


  Remo Freuler hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0, por vetëm pas një minute ishte Gustav Isaksen që barazoi në 1-1.  Helvetët shkuan në pushim me epërsi pasi Zeki Amdouni shënoi për 2-1.  Në pjesën e dytë, Christian Eriksen barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar. Spanja është lider me 10 pikë, Danimarka ka 7 pikë, Serbia 4 pikë, ndërsa Zvicra me 1 pikë është në fund. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app