LAJMI I FUNDIT:

Spanja dhe Zvicra shkojnë në vazhdime: Shaqiri shënoi golin e barazimit, zviceranët janë me 10 lojtarë

Spanja dhe Zvicra shkojnë në vazhdime: Shaqiri shënoi golin e barazimit, zviceranët janë me 10 lojtarë

Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt me rezultat të barabartë 1-1 në çerekfinalen e parë të Euro 2020, ku fillimisht shënoi Denis Zakaria në portën e tij, ndërsa Xherdan Shaqiri barazoi shifrat.   

Spanja e nisi shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.

Jo pasi në minutën e 9-të erdhi goli për spanjollët. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.


Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Rastin e mirë të dytë e kishte Cesar Azpilicueta në minutën e 25-të, por portieri zviceran kapi topin pas goditjes së tij.

Zvicra kishte disa gjysmëraste në minutat e fundit, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Unai Simon.

Në pjesën e dytë Zvicra u mobilizua dhe filloi me aksione drejt portës së Spanjës.

Në minutën e 56-të Ricardo Rodriguez pasoi te Zekaria, por goditja e tij shkoi jashtë.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Steven Zuber, i cili pas një aksioni të bukur gjuan nga brenda zonës, po Simon shpëtoi golin.

Për të gjetur Zvicra barazimin u desh të pritej minuta e 68-të. Një gabim në mbrojtjen spanjolle u shfrytëzua në maksimum, pasi Remo Freuler pasoi te Xherdan Shaqiri i cili gjeti rrjetën për 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=oVHEbNTiV-o&ab_channel=GicumbiBTV

Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kampionat, i cili erdhi më një goditje nga brenda zonës.

Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje në mesin e fushës.

Xherdan Shaqiri u largua nga loja për të futur mesfushorin Djibril Sow, pasi duheshin forca më shumë prapa për zviceranët.

Skuadrat do ta kërkojnë fitoren në vazhdime dhe nëse edhe aty mbesin baras, vendosin penalltitë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori