LAJMI I FUNDIT:

SPAK nis hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshorit të saj për tjetërsimin e pronave në Himarë

SPAK nis hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshorit të saj për tjetërsimin e pronave në Himarë

Një tjetër kandidate për deputete e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama futet nën hetim nga SPAK. Kjo për shkak se Gjykata e Posaçme ka marrë vendim duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë procedimin penal ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Ishte eurodeputeti Fredi Beleri që bëri kallëzim ndaj tyre në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë. Në momentin që SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe bashkë me disa të tjerë e dërgoi në gjyq, u lanë mënjanë Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Ndaj Beleri bëri një kallëzim të ri ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të SPAK me të cilin njoftohej mosfillimi i procedimit penal “ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi”.

Tashmë Gjykata, me një vendim të marrë që në datë 28 shkurt, të siguruar nga lapsi.al, ka urdhëruar SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe vazhdimin e hetimeve për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryera në bashkëpunim.


Bëhet fjalë për marrjen e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Pas kallëzimit të ngritur SPAK ka vendosur nën sekuestro tokën në Dhërmi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Kronika e Zezë
Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Lajme
“Vrasje e rëndë në tentativë”, Prokuroria në Gjakovë deklarohet për rastin

“Vrasje e rëndë në tentativë”, Prokuroria në Gjakovë deklarohet për rastin

Lajme
Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Lajme
Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Drejtësi
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
Kalo në kategori