LAJMI I FUNDIT:

Sot zgjidhet kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Sot zgjidhet kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Myslimanët do të zgjedhin sot kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Nga gjashtë kandidatë kanë mbetur vetëm katër pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.


Bruçaj tha se u tërhoq nga gara për arsye familjare.

Vendimi i tij erdhi të premten, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e  ri të komunitetit fetar më të madh në vend.

Zgjedhjet do të mbahen pranë Medresesë së Tiranës.

Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 92 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Kandidatët:

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës

Islam Hoxha – Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së

Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës

Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së