LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdimi i seancës, në rend dite disa projektligje dhe debati për shtesat e fëmijëve

Sot vazhdimi i seancës, në rend dite disa projektligje dhe debati për shtesat e fëmijëve

Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në rend dite janë votimi i disa projektligjeve, votimi i Propozim Rezolutës për dialogun me Serbinë, votimi i disa raporteve si dhe pikë e fund e rendit të ditës është debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Vazhdimi i seancës do të jetë nga ora 10:00.


Rendi i ditës:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  12. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  13. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  14. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
  16. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
  17. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
  18. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  19. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
  20. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  21. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  22. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
  23. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  24. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori