LAJMI I FUNDIT:

Sot do të prezantohet regjistri i potencialeve për turizmin rural

Sot do të prezantohet regjistri i potencialeve për turizmin rural

Regjistri i potencialeve të turizmit rural në rajonin planor Jugperëndimor sot do të promovohet në Strugë, ndërsa do të vendoset edhe Rrjeti për zhvillim inkluziv të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Regjistrat e potencialeve për turizmin rural në rajonin planor Jugperëndimor, të Pollogut, Vardarit dhe rajonit Verilindor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale i përgatiti në bashkëpunim me UNDP-në.


Në suaza të këtij projekti është përgatitur edhe dokumentacion teknik për ndërtimin e katër projekteve infrastrukturore për nxitjen e turizmit në komunat Debërc, Çashka, Likovë dhe Bogovinë.

Regjistri do të promovohet nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Biljana Cvetanovska, Aneta Dimovska si sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë do të flasë për masat në Ministrinë kompetente. /Telegrafi/