LAJMI I FUNDIT:

Sot shpërndahen materiale shkollore për nxënësit e rajoneve të përmbytura

Sot shpërndahen materiale shkollore për nxënësit e rajoneve të përmbytura

Sot do të fillojë shpërndarja e materialeve shkollore për nxënësit e shkollave të rajoneve të përmbytura, ku do të merr pjesë edhe ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qysh më herët qeveria paralajmëroi një masë të këtillë për të ndihmuar nxënësit e këtyre rajoneve. është siguruar një kompani e cila do të merret me shpërndarrjen e materialit shkollor në ditët në vazhdim.


Sipas të dhënave të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, nga kjo masë qeveritare do të përfitojnë nga 3500 deri 4000 nxënës. Ata ndjekin mësim në 14 objekte shkollore, pjesa më e madhe e të cilave janë shkolla fillore rajonale./Telegrafi/