LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet 12 vjetori i protestës së 10 shkurtit

Sot shënohet 12 vjetori i protestës së 10 shkurtit

Në nderim dhe kujtim të protestës së 10 shkurtit 2007, Lëvizja Vetëvendosje sot organizon disa aktivitete.

12 vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.


Aktivitet që zhvillohen sot:

10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.

13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”./Telegrafi/